Librazhd/ Humb jetën 23-vjeçari gjatë riparimit të automjetit në servis

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd, pasi dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte automjetin e tij në një servis privat.

Burime paraprake bëjnë me dije se i riu, me inicialet L. D., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në servisin e shtetasit I. P., ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

The post Librazhd/ Humb jetën 23-vjeçari gjatë riparimit të automjetit në servis appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: