“Djali i Thaçit i përlotur kur shikonte të atin”, gazetari: Gjesti që bën ish-krerët e UÇK-së kur hyjnë në sallën e gjyqit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gazetari Flogert Muça ka ndarë këtë të hënë, nëpërmjet një lidhjeje online me edicionin informativ të Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, momentet kur ai ishte vëzhgues në sallën e gjyqit në Hagë, ku po gjykohen krerët e UÇK-së.

Muça tha se pa djalin e Thaçit të përlotur dhe, nga ana tjetër, tregoi se i bëri përshtypje gjesti i ish-krerëve të UÇK-së kur hynë në sallë dhe përshëndetën të qeshur të pranishmit.

“Ajo që më bëri shumë përshtypje është që ndërkohë që prokurori fliste apo avokatët flisnin, djali i Thaçit i kishte non stop sytë tek i ati dhe i kishte sytë të përlotur. Ishte një detaj që më bëri shumë përshtypje. Presidenti nuk e kishte mendjen. Ai shfletonte letra, kishte vënë syzet dhe ishte i qetë dhe i sigurt. Kur u hapën perdet ishin të qeshur, na përshëndetën. Transmetonin energji më shumë se ne”, tha Muça.

The post “Djali i Thaçit i përlotur kur shikonte të atin”, gazetari: Gjesti që bën ish-krerët e UÇK-së kur hyjnë në sallën e gjyqit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: