18 vite shtet, Rubio: SHBA e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Departamenti amerikan i Shteti ka publikuar këtë të martë urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për Pavarësinë e Kosovës. Rubio shprehet se SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Ai ndër të tjera theksoi se pret një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe ne mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona.

Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thuhet në urimin e Rubios.

The post 18 vite shtet, Rubio: SHBA e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: