Champions League, Interi kërkon rezultat pozitiv në temperatura nën zero ndaj Bodo/Glimt në Norvegji

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbrëmjen e kësaj të mërkure luhen katër përballjet e tjera të fazës plej-of në Champions League, ku në fushë zbresin skuadra si Inter, Atletico Madrid dhe Newcastle.

Në temperaturat nën zero të Norvegjisë, Interi i trajnerit Christian Chivu do të ketë një test të vështirë ndaj Bodo/Glimt. Italianët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për të vendosur gjithçka në kthim në San Siro javën tjetër. Ky është ballafaqimi i parë mes dy skuadrave në këtë kompeticion, ku favorit dukshëm cilësohen zikaltrit.

Në Belgjikë, Club Brugge pret Atlético Madridin, me spanjollët që kanë treguar shumë luhatje kohët e fundit – nga fitorja ndaj Barcelonës në Kupë te humbja ndaj Rayo në kampionat. Megjithatë, ata mbeten favoritë në këtë duel.

Leverkusen do të përpiqet të kualifikohet më tej, por më parë duhet të kalojë pengesën Olympiacos në Greqi. Vendësit janë të favorizuar në letër, por diferencat janë të vogla, pasi në këtë edicion të fazës së ligës u mposhtën në shtëpi 2-0.

Në orën 18:45 luhet edhe përballja mes Qarabag dhe Newcastle, dy skuadra me diferenca të ndjeshme në cilësinë e ekipit, ku anglezët duken favoritë për të marrë një rezultat pozitiv.

The post Champions League, Interi kërkon rezultat pozitiv në temperatura nën zero ndaj Bodo/Glimt në Norvegji appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: