Kadri Veseli para gjyqit: Drejtësia mund të vonohet, por jo të mohohet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbajtur fjalën e tij përmbyllëse, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Me plot shpresë, Vesel tha para gjyqit se drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet. Ai shton se nga hetimet e shumta nuk ak asnjë provë të ketë kryer krime.

“Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Vesel theksoi se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.

Para tij, fjalën përfundimtare e ka thënë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

The post Kadri Veseli para gjyqit: Drejtësia mund të vonohet, por jo të mohohet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: