Një burrë ka vdekur dhe një adoleshent është në gjendje kritike në spital, pasi u plagosën me thikë në një park patinazhi në Northampton.
Policia e Northamptonshire nisi një hetim për vrasje pasi shërbimet e emergjencës u thirrën në parkun në Ringway në zonën e Briar Hill të mërkurën pas raportimeve se dy persona ishin therur me thikë pas një sherri.
“Katër persona janë arrestuar në lidhje me incidentin dhe mbeten në paraburgim. Dy djem adoleshentë, një burrë dhe një grua, të gjithë nga Northampton”, njoftoi policia.
Autoritetet theksuan se arrestimet u kryen menjëherë dhe hetimet po vazhdojnë të ecin me ritëm të shpejtë.
Zyrtarët thanë se një kordon policie pritet të mbetet në park ndërsa hetimi vazhdon dhe disa rrugë janë prekur nga incidenti, ndërsa njerëzve u është kërkuar të shmangin zonën.
“Përveç hetimeve shtëpi më shtëpi, një prani e shtuar policore do të mbetet gjithashtu në zonë, duke përfshirë patrulla me dukshmëri të lartë për të ofruar siguri dhe mbështetje për komunitetin”, tha forca policore.
The post Vrasje në një park patinazhi në Northampton, në gjendje kritike edhe një adoleshent appeared first on Euronews Albania.
