Barcelona po punon me vendosmëri për të siguruar transferimin e sulmuesit anglez Harry Kane nga Bayern Munchen, sipas një deklarate të bërë nga kandidati për president të klubit, Xavier Vilajoana.
Vilajoana konfirmoi se katalanasit kanë identifikuar Kane si zgjidhjen ideale për të përforcuar sulmin, veçanërisht pas afrimit të rrugëtimit të Robert Lewandowski, i cili po afrohet drejt përfundimit në Spanjë. “Ajo që na mungon është një qendërsulmues i aftë për të lidhur lojën dhe një vrasës në zonë. Ka një të tillë. Në fakt, kemi bërë disa kontakte dhe mendojmë se ai është Harry Kane,” tha Vilajoana.
Bayern Munchen mund të ketë vështirësi për ta mbajtur britanikun, i cili ka shkëlqyer që nga mbërritja në Mynih dhe është ndër futbollistët më të kërkuar në botë. Megjithëse Kane po gëzon pagë të lartë dhe një rol të rëndësishëm te bavarezët, Barcelona duket e vendosur të bëjë një ofertë të fortë për të.
Ky lëvizje nënvizon strategjinë e klubit për të forcuar sulmin dhe për të siguruar një qendërsulmues që mund të sjellë diferencën në La Liga dhe në garat europiane.
The post Barcelona synon transferimin e Harry Kane nga Bayern Munchen appeared first on Euronews Albania.
