Përplasje e ashpër në Maqedoninë e Veriut, tifozët përplasen me policinë për thirrje raciste

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një ndeshje të luajtur në Maqedoninë e Veriut, Vardari mposhti Bashkimin me rezultatin 1-0. Goli vendimtar erdhi në pjesën e parë, por emocionet më të mëdha nuk erdhën nga fusha e lojës.

Minutat e fundit u karakterizuan nga tensione të larta, pasi gjyqtari u detyrua të ndërpresë përkohësisht takimin. Shkak u bënë thirrjet raciste ndaj klubit shqiptar nga tifozët e Vardarit, që krijuan një atmosferë të tensionuar dhe të pasigurt për lojtarët dhe stafin.

Pas përfundimit të ndeshjes, situata nuk u qetësua. U raportuan përplasje mes Policisë maqedonase dhe stafit të Bashkimit, duke nxitur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në media.

Ndërkohë, Vardari vazhdon të kryesojë tabelën me 9 pikë më shumë se Struga dhe Shkëndija, duke synuar rikthimin te titulli kampion.

The post Përplasje e ashpër në Maqedoninë e Veriut, tifozët përplasen me policinë për thirrje raciste appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: