Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së  shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes.

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit.

Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

 

 

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

gijotina.com/

The post Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: