Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, AUV ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit Hello Kitty Apfel Koniac Gelee, të prodhuara në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda. Këto karamele sipas AUV janë të rrezikshme për konsum.
AUV përmes një njoftimi në Facebook njofton se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në depot nga janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
The post AUV tërheq nga tregu në Kosovë ëmbëlsirat e prodhuara në Japoni: Rrezik për konsumatorët appeared first on Euronews Albania.
