Inter shkëputet në krye të Serie A, Parma bën surprizën me Milanin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gara në Serie A bëhet edhe më interesante pas javës së 26-të, ku Inter ka nisur shkëputjen në krye, duke përfituar nga ndalesat e Milan dhe Napoli.

Zikaltrit po kalojnë një moment të shkëlqyer forme dhe aktualisht kryesojnë me 64 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë. Në transfertë ndaj Lecce, Interi fitoi 2-0 me golat e Henrikh Mkhitaryan dhe Manuel Akanji, ndërsa një tjetër gol iu anulua për pozicion të parregullt.

Në krahun tjetër, Milani u mposht në shtëpi nga Parma me një gol që shkaktoi polemika. Kuqezinjtë pretenduan për faull në momentin e realizimit, por pas rishikimit në VAR, arbitri konfirmoi vendimin fillestar.

Edhe Napoli dështoi në këtë javë. Në përballjen ndaj Atalanta, napoletanët kaluan të parët në avantazh me Sam Beukema, por bergamaskët reaguan në pjesën e dytë. Mario Pašalić barazoi shifrat, ndërsa Lazar Samardzic përmbysi rezultatin, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme Atalantës, që renditet në vendin e shtatë pas Como.

Në fundjavë fitore morën edhe Roma dhe Como, ndërsa Interi duket se po hedh hapa të sigurt drejt objektivit madhor këtë sezon.

Standings provided by Sofascore

The post Inter shkëputet në krye të Serie A, Parma bën surprizën me Milanin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: