“Rusia po bën terror çdo ditë”, ambasadori Shkurov: Në Ukrainë s’ka drita dhe ujë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me situatën në Ukrainë 4 vite nga nisja e luftës nga Rusia. Ambasadori gjatë fjalës së tij theksoi se shpreson të arrihet një marrëveshje me ndërmjetësimin e SHBA-së ndërsa përshkroi kushtet e vështira me të cilat përballen ukrainasit.

“Nuk e di sa është konstruktive dëshira e pjesës ruse, grupit rus, sepse Rusia propozon disa gjëra të cilat vështirë të karakterizosh si një dëshirë e drejtë për të përfunduar luftën. Pastaj ju e kuptoni, janë disa situata që ajo po e bën një terror, një terror të përditshëm, sepse po qëllohen ditë për ditë jo vetëm infrastruktura energjetike, por edhe banime civile.

Shumica e njerëzve në kushtet shumë të ftohta të dimrit kanë vazhduar të jetojnë pa dritë edhe pa ujë. Edhe të gjitha këto çështje vetëm grumbullohen. Edhe grupi të cilët janë aktualisht në negociata duhet të kenë parasysh pikërisht të gjitha këto vështirësi.

Prandaj ne shpresojmë, që do të jetë e mundur për të gjetur një lloj algoritmi, edhe shpresojmë se lufta do të mbarojë. Nuk sigurisht do të ishte mirë që të jetë një armëpushim në përgjithësi, por sigurisht të gjitha dëshirojnë që të jetë një paqe në thelb i gjatë edhe i sigurt”, tha ai ndër të tjera.

Samarxhiu gjithashtu e pyeti ambasadorin për një koment lidhur me raportimet se shërbimet sekrete ruse thonë se Britania e Madhe dhe Franca po japin mjete bërthamore Ukrainës. Ai theksoi se BE e ka mbështetur Ukrainën në financa dhe me mbështetje humanitare dhe ushtarake.

“Për sa i përket armëve bërthamore, nuk bëhet fjalë. Franca edhe Gjermania, Anglia edhe në përgjithësi Bashkimi Europian e ndihmon Ukrainën në mënyrë të fuqishme edhe në qoftë se flasim për gjithë këtë periudhë, 193 miliardë Bashkimi Evropian i ka dhënë për mbështetje të Ukrainës. Këtu janë edhe për mbështetje financiare edhe humanitare edhe ushtarake”, shtoi ai.

The post “Rusia po bën terror çdo ditë”, ambasadori Shkurov: Në Ukrainë s’ka drita dhe ujë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: