Spanja në alarm për gripin e derrit: Po transmetohet nga një person në tjetrin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoritetet spanjolle kanë informuar OBSH-në pas vlerësimit të tyre se virusi i gripit të derrit po transmetohet nga një person te tjetri. Ministria e Shëndetësisë e Katalonjës njoftoi se vlerësimi i rrezikut për popullsinë konsiderohet “shumë i ulët”.

Personi i infektuar nuk shfaqi simptoma të frymëmarrjes të ngjashme me gripin dhe testet te njerëzit që kishin kontakt me pacientin treguan se virusi nuk ishte transmetuar.

Një raport i mëparshëm nga gazeta El Pais, duke cituar burime në Ministrinë e Shëndetësisë Katalanase, raportoi se pacienti nuk kishte kontakt me derra ose ferma derrash, duke i bërë ekspertët të arrinin në përfundimin se ishte një transmetim i patogjenit nga njeriu te njeriu.

Kjo ngriti alarm për shkak të një pandemie të mundshme të virusit të gripit të derrit në rast të rikombinimit me një virus të gripit njerëzor, gjë që mund të ndodhë nëse një derr infektohet me të dyja në të njëjtën kohë.

Në vitin 2023, Holanda informoi OBSH-në për një infeksion të konfirmuar njerëzor me virusin e gripit të derrave A(H1N1)v te një i rritur pa histori të ekspozimit profesional ndaj kafshëve.

Në vitin 2009, pandemia e gripit të derrit tek njerëzit infektoi miliona njerëz. Ajo u shkaktua nga një virus që përmbante material gjenetik nga viruset që qarkullonin tek derrat, zogjtë dhe njerëzit.

The post Spanja në alarm për gripin e derrit: Po transmetohet nga një person në tjetrin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: