‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sot, banorët e fshatrave të Njësia Administrative Thumanë protestuan për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë.

Shkak i protestës është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, e cila është dëmtuar nga automjetet që devijojnë nga autostrada, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe Bashkisë Krujë për investime dhe rikonstruksion të saj.

Rruga prej rreth 500 metrash është thelbësore për banorët e zonës, por prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve.

Aktivisti Aulon Kalaja, i cili shpesh parashikon dhe ngrit shqetësimet e komunitetit, ishte prezent gjatë protestës, duke u bërë zëri i banorëve dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Banorët apeluan për investime të menjëhershme në rrugët e dëmtuara të Krujës, një nga zonat më pak të investuara, ku mungesa e infrastrukturës po rëndon jetën e përditshme të komuniteteve rurale.

Protesta u zhvillua pa incidente serioze, por tregoi frustrimin e thellë të banorëve ndaj mungesës së veprimit nga autoritetet dhe rëndësisë së zgjidhjes së problematikave infrastrukturore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qarkullimin në zonë.

 

The post ‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: