Medalja e argjendit nga Lojërat Olimpike të vitit 1896 shitet për shifra rekord në ankand

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një medalje argjendi nga Lojërat e para moderne Olimpike, të mbajtura në Athinë në vitin 1896, u shit për gati katër herë më shumë se çmimi i saj i parashikuar, duke thyer një rekord në një ankand të mbajtur të dielën.

Medalja e argjendtë e konsideruar si një nga objektet më të rëndësishme në historinë olimpike, u shit për 141,658.67 dollarë në një ankand të mbajtur nga Bruun Rasmussen Arts Auctioneers.

Çmimi i vlerësuar varionte midis 31,480-47,220 dollarë) por medalja i tejkaloi shumë pritjet, pasi vepra u sigurua me një çmim të paktën katër herë më të lartë se sa pritej.

The post Medalja e argjendit nga Lojërat Olimpike të vitit 1896 shitet për shifra rekord në ankand appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: