Osmani bisedë telefonike me Emirin e Katarit pas sulmeve iraniane: Kërcënim i qartë për sigurinë rajonale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X” ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. Kjo bisedë telefonike vjen pas sulmeve  të Iranit ndaj Katarit.

Osmani në postim thekson se ka dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian, duke i cilësuar ato si kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ajo më tej ka konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Katarin dhe popullin e tij, duke mbështetur të drejtën e këtij shteti për të mbrojtur sovranitetin.

“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e vet dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, shkruan Osmani në “X”.

The post Osmani bisedë telefonike me Emirin e Katarit pas sulmeve iraniane: Kërcënim i qartë për sigurinë rajonale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: