“LDK kërkon presidencën”, Kosova rrezikon sërish zgjedhje! Skenarët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Kosovë Gjoci u shpreh se ditën e sotme nuk ka pasur njoftime se mund të ketë takim mes udhëheqësve politikë përsa i përket çështjes së zgjedhjes së kandidatit për president, ku sipas gazetarit, nesër është dita e fundit e zgjedhjes për presidentin e Kosovës, ndryshe vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Sipas tij, ende nuk ka një emër të përveçëm për president, duke shtuar gjithashtu se asnjë kandidat nuk ka arritur të mbledhë nënshkrimet e nevojshme dhe se gjithçka varet nga kryeministri Albin Kurti, pasi siç e theksoi dhe ai, kjo parti ka mundësi me numra që të propozojë kandidatë.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar është paralajmëruar që sot gjatë ditës ka gjasa të ketë një ftesë për seancë, e cila mbetet për t’u parë. Në përgjithësi vazhdojmë të mbetemi në atë paqartësi të madhe që as nuk kemi emër të përveçëm, as nuk kemi asnjë kandidat që ka arritur të mbledhë nënshkrimet ose i ka nënshkrimet, ku normalisht tek Lëvizja Vetëvendosja kanë mundësi t’i kenë, por të paktën zyrtarisht nuk janë deklaruar ato dhe asnjëra nga partitë e tjera nuk ka pasur ndonjë takim me njëra-tjetrën që ndoshta të kenë një kandidat të përbashkët ose të ofrojnë emra të caktuar që mund të jenë të pranishëm për LVV.

Ajo që dihet është se gjithçka është në dorën e Kurtit dhe LVV-së, sepse kjo parti ka mundësi me numra që të propozojë kandidatë, të gjitha të tjerat vetëm nëse bëhen bashkë, përndryshe nuk e kanë këtë mundësi dhe gjithçka varet nga 66 votat e Kurtit.

Përsa i përket Osmanit, tek PDK-ja nuk e kërkojnë, mund të presin ndonjë votë individuale, por sa i përket si parti, PDK e ka bërë të ditur se nuk ka mbështetje për Osmanin për shkak se e konsideron si president të njëanshëm.

Ndërkohë tek LDK ka një mundësi, ka një derë të hapur aty që mund të ketë një lloj mbështetje, por edhe drejtuesit e LDK-së kanë bërë të ditur se as Osmani nuk u është drejtuar atyre kontraktisht për t’u kërkuar nënshkrimet. Por nëse Osmani bën një gjë të tillë, i duhen përveç 15 deputetëve, dhe të themi se i ka të gjithë të LDK-së, edhe 15 të tjerë nga partitë e tjera për ta pasur mundësinë që të jetë kandidate.

Ndërkohë është raportuar se ka pasur diskutime dhe takime larg syve të medias dhe publikut mes Osmanit dhe LDK-së për një mundësi që të propozohet si kandidate, por gjithçka varet nga numrat.

Derisa LDK nuk ja siguron dot 30 nënshkrime, nga ana tjetër PDK është deklaruar qartë se nuk ka mbështetje për Osmanin, sepse e konsiderojnë të njëanshëm si president. Por gjithsesi, Osmani varet shumë nga votat e Vetëvendosjes,” u shpreh gazetari.

The post “LDK kërkon presidencën”, Kosova rrezikon sërish zgjedhje! Skenarët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: