Në Partinë Demokratike Turke të Kosovës presin nga institucionet e vendit që ta hetojnë incidentin e grisjes së flamurit të Turqisë në tendën ku shtrohet iftar falas për qytetarët në Mitrovicë.
Në Partinë Demokratike Turke të Kosovës presin nga institucionet e vendit që ta hetojnë incidentin e grisjes së flamurit të Turqisë në tendën ku shtrohet iftar falas për qytetarët në Mitrovicë.
Sipas kryetarit të kësaj partie, Ergin Kan, bëhet fjalë për “provokim nga dikush që do të nxisë urrejtje.”
Ai ka thënë për KosovaPress se një sulm i tillë është i pakuptimtë.
“Ne e kemi dërguar rastin edhe në polici për t’u hetuar. Është e qartë se kemi të bëjmë me një provokim nga dikush që thjesht dëshiron të nxisë urrejtje. Nuk ka asnjë kuptim që të sulmohet tenda e iftarit, aq më pak flamuri i Turqisë, një shtet që e ka mbështetur Kosovën në çdo aspekt dhe në çdo moment pa u ndalur. Ne u besojmë organeve kompetente dhe besojmë se ato do ta gjejnë kush është ky provokues dhe ai do të marrë dënimin e merituar”, tha thënë ai për KosovaPress.
Ndërkohë, tenda ku një organizatë bamirëse nga Turqia shtron iftar falas për qytetarët gjatë muajit Ramazan tashmë ka flamurin e ri turk, pasi flamuri që ndodhej më parë aty ishte grisur.
Grisja, e cila sipas raportimit të mëhershëm të KosovaPress-it, kishte ndodhur për herë të dytë, ishte raportuar në Polici një ditë më parë.
“Rasti është iniciuar si ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
The post “Provokim në tendën e iftarit”, Partia Turke kërkon hetim për grisjen e flamurit të Turqisë në Mitrovicë appeared first on Euronews Albania.
