Kryemistri Edi Rama i është përgjigjur sot, flakë për flakë, reagimeve të diplomatëve perendimorë kundër mbrojtjes që i bëri ai Belinda Ballukut, duke penguar drejtësinë që kërkonte arrestimin e saj.
Mediat ndërkombëtare: Rama përdori shumicën parlamentare për të mbrojtur Ballukun
Gjuhës deri diku të ashpër të ndërkombëtarëve, shefi i qeverisë iu përgjigj me të njëjtat tone, duke e konsideruar atë që ata po bënin me SPAK-un dhe reformën në drejtësi, si “një eksperiment socio politik” që po testohet kundër dinjitetit të deputetëve.
Ai u ka kujtuar diplomatëve në Tiranë se SPAK-u u shty prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor, se njësoj si kuvendi i Shqipërisë do të vepronte çdo parlament i vendeve të tyre dhe se ata, ndonëse mund të jenë kritikë, nuk kanë “argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues”.
Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare
“Parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë“, shkroi hefi i qeverisë, duke lënë të kuptohet se ndërkombëtarët po bëjnë eksperiment me njerëzit e tij njësoj si me kaviet.
Ndërkohë rreagimet ndaj votve të 82 socialistëve për ti hequr imunitetin Ballukut, ishin tejet të forta. Ambasada Britanike theksoi se “… imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”.
Delegacioni i BE në Tiranë mbajti hapur anën e SPAK në këtë përplasje. ‘Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të ruajtur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, qe mesazhi i Brukselit.
Ndonëse më i zbutur në formë i ashpër qe dhe reagimi i Berlinit që ndonëse theksonte mbështetjen për interimin e vendit në BE, vinte si kusht për këtë ndjekjen penale dhe me efektivitet ndaj korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. “Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces” shkoi ambasad gjermane.

Pothuajse copy paste reagoi edhe Holanda: “Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”.

Po të shihen në retrospektivë këto janë reagimet më të forta kundër Edi Ramës, që prej kohës kur ai prishi marrëveshjen zgjedhore për 5 qershorin 2021. Prandaj dhe kryeministri ndonëse është kundërpërgjigjur flakë për flakë, është përpjekur te shpetoje atë që mund të shpëtohet duke u betuar me fajalë: “Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur”.
©Lapsi.al.
The post Kundërpërgjigjja e Ramës/ Si reaguan ndërkombëtarët për imunitetin e Ballukut appeared first on Lapsi.al.
