Komiteti Evropian i Rajoneve hoqi fusnotën, reagon Ministria e Jashtme e Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e emërtimit të Kosovës me fusnotë në dokumentet dhe komunikimet publike.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohje të veçantë për Raportuesen për Zgjerim dhe Kryesuesen e Grupit Punues për Kosovën në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve.

Deklarata e plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mirëpret vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e emërtimit të Republikës së Kosovës me fusnotë në dokumentet dhe komunikimet publike.

Ky vendim e harmonizon praktikën e këtij institucioni me emërtimin zyrtar që përdoret nga Parlamenti Evropian, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm institucional në integrimin evropian të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, shprehu mirënjohje të veçantë për Raportuesen për Zgjerim dhe Kryesuesen e Grupit Punues për Kosovën në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve, Gillian Coughlan, për mbështetjen dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën.

The post Komiteti Evropian i Rajoneve hoqi fusnotën, reagon Ministria e Jashtme e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: