Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 27-vjetorin e Masakrës së Tregut të Gjelbër në Mitrovicë.

Osmani shkruan se më 13 mars 1999 u vranë 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç. Ajo shton se kjo masakër mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç.

Në këtë akt makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë: fëmijë, gra, pleq e të rinj, të cilët u përballën me barbarinë e një regjimi kriminal.

Masakra e Tregut të Gjelbër mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë. Përulemi me respekt para viktimave, ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe riafirmojmë thirrjen për drejtësi”, shkruhet në reagim.

The post Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: