Costa: Duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë kapacitetin tonë për të prodhuar energji

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili do të kryesojë samitin e sotëm të BE-së ka deklaruar se konflikti në Iran tregon se mënyra më e mirë për të pasur një horizont të parashikueshëm dhe të besueshëm mbi energjinë është rritja e prodhimit vendas të energjisë.

“Sigurisht, ne duhet ta bëjmë këtë, duke marrë parasysh specifikën e shteteve të ndryshme anëtare, specifikën e disa sektorëve ekonomikë, të cilët janë intensivë në përdorimin e energjisë. Por ne duhet ta bëjmë këtë së bashku dhe të mos harrojmë kurrë se jo vetëm që duhet të mbrojmë kompanitë tona sot, por duhet gjithashtu të sigurohemi që brezi i ardhshëm të vazhdojë të ketë një planet për të jetuar”, shtoi ai.

Costa shtoi se energjia do të thotë siguri dhe se vendet duhet të jenë në gjendje të ndërtojnë kapacitetin për të prodhuar energjinë pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt.

The post Costa: Duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë kapacitetin tonë për të prodhuar energji appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: