Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Provokim, dëshirojnë të cenojë integritetin dhe sovranitetin tonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën. Kurt ii ka cilësuar këto stërvitje provokim nga Serbia. Sipas tij Serbia që dëshiron të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Ky është një provokim i Serbisë, e cila natyrisht dëshiron ta cenojnë integritetin territorial dhe sovranitet shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç.

Por, në të njëjtën kohë tregon edhe pasigurinë e tyre, sepse në Kosovë nuk ka më struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetërore, paqen dhe sigurinë për të gjithë”, tha ndër të tjera ai.

Kurti shtoi se forcat e Kosovës janë të përgatitura dhe se kufiri është i mbrojtur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me KFOR-in.

“Një njërën anë është e vërtetë që demonstrojnë destruktivitet dhe agresivitet, por në anën tjetër është shprehje e frikës dhe e pafuqisë së tyre që Republika e Kosovës është më e fortë se kurrë, më e përparuar se kurrë dhe nuk mund të na ndalin pavarësisht se çfarë planesh kanë apo çfarë dëshirash nuk ju treten ende”, tha ai.

The post Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Provokim, dëshirojnë të cenojë integritetin dhe sovranitetin tonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: