Vjen reagimi i parë i Melonit pas rezultateve fillistare kundra saj për ndryshimet në drejtësi: Do respektojmë vendimin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar pas rezultateve të para të referendumit për reformën në drejtësi, ku ka fituar vota kundër (No).

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meloni theksoi se qeveria do të respektojë verdiktin e qytetarëve italianë dhe do të vijojë punën me përgjegjësi.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt ndaj popullit italian dhe Italisë,” u shpreh ajo.

Deklarata e kryeministres vjen menjëherë pas konfirmimit të rezultatit, i cili shënon një fitore të kampit kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, Meloni la të kuptohet se ekzekutivi do të vijojë angazhimin e tij politik pavarësisht rezultatit, duke theksuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e qeverisjes.

The post Vjen reagimi i parë i Melonit pas rezultateve fillistare kundra saj për ndryshimet në drejtësi: Do respektojmë vendimin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: