Autoritetet franceze kanë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në sulmin e dështuar me bombë në një bankë në Paris. Sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm, Arrestimi i të dyve u bë në orët e para të së dielës, ndërsa një i mitur u identifikua dhe u ndalua të shtunën.
Në total, tre persona janë tani në paraburgim në lidhje me rastin, të cilin Ministri i Brendshëm Francez Laurent Nunes e ka lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.
Ngjarjet u zhvilluan në orët e para të së shtunës përpara ndërtesës së Bankës së Amerikës, e cila ndodhet në një lagje të shtrenjtë të kryeqytetit francez.
Policia arrestoi një burrë i cili sapo kishte vendosur një pajisje shpërthyese të improvizuar. Ai po përgatitej ta shpërthente pajisjen me një çakmak.
Autori shoqërohej nga një person i dytë i cili iku në këmbë. Sipas raportimeve fillestare, dy burrat mbërritën në këmbë përpara bankës amerikane. Ndërsa burri i parë e vendoste pajisjen, i dyti bëri një hap prapa, me sa duket për të bërë foto ose video me telefonin e tij celular.
I mituri i arrestuar tha se ishte rekrutuar nëpërmjet aplikacionit Snapchat për të kryer këtë operacion në këmbim të shumës prej 600 eurosh.
The post Planifikuan sulm në një bankë në Paris, arrestohen edhe dy të dyshuar të tjerë appeared first on Euronews Albania.
