27 vite nga masakra në Pastasel, Kurti: Kujtesa nuk mjafton, duhet të bëhet edhe drejtësi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me 27-vjetorin e masakrimit të 106 banorëve të Pastasel në Rahovecit. Kurti u shpreh se 106 civilët në Pastasel u vranë se ishin shqiptarë ndërsa theksoi se nuk mjaftojnë vetëm në kujtime, por duhet të bëhet drejtësi.

 “I vranë pa mëshirë duke vrarë ëndrrat e një brezi të ri. Në atë ditë u goditën rrënjët e trashëgimisë. Kujtesa nuk mjafton vetëm në kujtime, ajo duhet të bëhet edhe drejtësi. Është detyrë e institucioneve të drejtësisë që këto të shndërrohen në aktakuza.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e cunguar, por ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari atë. Ata më vonë u përpoqën të fshihej e vërteta me zhvarrosjen dhe djegien e trupave. Serbia kreu gjenocid në Kosovë, menduan se do na zhdukin. Ata ikën e ne qëndruam këtu të pathyeshëm. Sakrifica e dëshmorëve u bë udhërrëfyes i popullit tonë”, tha Kurti.

Më 31 mars 1999, forcat serbe vranë 106 persona në Pastasel. Ata u sulmua nga forcat serbe, të cilat vendosën tanke në kodra dhe depërtuan brenda fshatit. Civilët që u përpoqën të gjenin strehë u rrethuan dhe u detyruan të dorëzoheshin.

The post 27 vite nga masakra në Pastasel, Kurti: Kujtesa nuk mjafton, duhet të bëhet edhe drejtësi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: