Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka shprehur një urim të përzemërt ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjen historike që zhvillohet sonte kundër Turqisë.
“Kam një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin tonë kombëtar të Kosovës. Është një ndeshje historike sonte,” tha Berisha.
Pyetur se ku do ta ndjekë ndeshjen, ai u përgjigj:
“Në banesë do ta shoh, është një moment i jashtëzakonshëm. Kosova në Uashington, si përfaqësuese e kombit, do të ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar”, tha Berisha.
The post Berisha: Kosova në Uashington do të ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar appeared first on Euronews Albania.
