Shitja e stadiumit San Siro te klubet Inter dhe AC Milan është vënë nën hetim nga Guardia di Finanza, me dyshime për manipulim ofertash. Kontrollimet kanë përfshirë zyrat e Bashkisë së Milano, selitë e klubeve dhe banesat e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë.
Në mesin e personave nën hetim janë figura të administratës publike dhe përfaqësues të klubeve, ndërsa janë sekuestruar edhe telefona për të verifikuar komunikimet. Hetimi lidhet me një çështje më të gjerë për planifikimin urban në Milano, që më parë ka çuar edhe në arrestime të rrëzuara më pas nga gjykatat.
Prokuroria po shqyrton nëse shitja prej 197 milionë eurosh ka favorizuar interesa private në dëm të interesit publik dhe nëse ligji për stadiumet është përdorur për të mbështetur projekte të urbanizimit në zonë.
The post Hetim për shitjen e San Siros, dyshime për manipulim ofertash appeared first on Euronews Albania.
