Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ësahtë i dëmtuar dhe nuk do të luaj në ndeshjen e sotme, ka folur para sfidës historike Kosovë – Turqi, finale e “play off”-it për Kualifikimet e Botërorit 2026.
Rrahmani theksoi se në një takim të tillë nuk mund të ketë favorit dhe gjithçka vendoset në fushë.
“Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorit, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë,” deklaroi kapiteni kosovar.
Ai e cilësoi këtë sfidë si më të rëndësishmen në historinë e Kombëtares:
“Është dashur të vij për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vite. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë. Mënyra qysh kalojmë bashkë ne këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione se sa kur luaj.”
Rrahmani ka ardhur për të mbështetur shokët e tij dhe për të ndarë emocionet e një momenti historik për futbollin kosovar.
The post Rrahmani flet para sfidës Kosovë-Turqi: Në këtë finale nuk ka favorit appeared first on Euronews Albania.
