Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Gjatë takimit morën pjesë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi dhe Valon Berisha.
Osmani gjatë fjalës së saj se ekipi i Dardanëve dëshmoi përkushtim e sakrificë në çdo ndeshje. Ajo theksoi sepavarësisht rezultatin të mbrëmjes së djeshme ndaj Turqisë ata do të mbeten në piedestalin më të lartë për krenarinë që i dhuruan popullit.
“Me nderin më të lartë të republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të Kosovës në futboll, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Osmani.
“Sot me këtë dekoratë, republika e Kosovës e nderon punën, mundin, djersen e secilin prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha e nderon krenarinë që ja keni dhënë secilin shqiptar, pavarësisht se ku jeton”, tha ajo.
Osmani gjithashtu u shpreh se ka besim të plotë që rruga përpara e ekipit të Kosovës të jetë edhe më e plotë dhe më e mirë.


The post Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës: Përfaqësuat në mënyrën më të denjë shtetin tonë appeared first on Euronews Albania.
