Torino synon Ylber Ramadanin, mesfushori mund të largohet nga Lecce në verë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Torino ka shfaqur interes për të nënshkruar me futbollistin e Kombëtares, Ylber Ramadani, gjatë merkatos së verës. Mesfushori mund të largohet nga Leçe për të provuar një aventurë të re, megjithëse ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Drejtuesit e Torinos kanë nisur të llogarisin koston e kartonit të tij, e cila pritet të jetë midis 6 dhe 8 milionë euro, por kjo shifër mund të ndryshojë nëse Leçe nuk arrin të mbijetojë në Serie A.

Ramadani mbetet një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Roberto D’Aversa, për të forcuar mesfushën e Torinos për sezonin e ardhshëm.

The post Torino synon Ylber Ramadanin, mesfushori mund të largohet nga Lecce në verë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: