Trafik telefonash dhe parash, arrestohet infermeri shqiptar i burgut në Itali

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një infermier shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Shqiptari mësohet se ishte ishte infermier në burgun e Operas.

Oficerët e burgut e kishin mbajtur nën vëzhgim atë për ca kohë pas takimit me një bashkëatdhetar 44-vjeçar. Ai kishte për të marrë një “paketë” nga i burgosuri që do të dorëzohej pas hekurave. Në këtë pako u gjetën 5 telefona celularë, tre me madhësi të plotë dhe dy me madhësi mikro.

Gjithashtu u gjet një karikues dhe 1,700 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Sipas hetimeve, ato ishin të destinuara për të burgosurin shqiptar, Shemsi Karaj, i cili po vuan dënimin e tij deri në nëntor 2027. 

Korrieri dhe marrësi u arrestuan në flagrancë për bashkëpunim. Infermieri rrezikon gjithashtu të përballet me akuza për korrupsion. 

The post Trafik telefonash dhe parash, arrestohet infermeri shqiptar i burgut në Itali appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: