Flamurtari luan këtë të premte kundër Tiranës, duke nisur nga ora 19:00, në një ndeshje vendimtare për mbijetesën. Ekipi vlonjat rrezikon seriozisht të bjerë nga Kategoria Superiore ndërsa ndodhet në fund të klasifikimit me 24 pikë, vetëm 3 larg vendit të tetë që të dërgon në play-out.
Për të stimuluar futbollistët dhe stafin teknik, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka akorduar një shpërblim prej 100 milionë lekësh. Një shifër e konsiderueshme për futbollin shqiptar, por sipas Idrizit, një mënyrë për të karikuar ekipin në një moment kritik.
Situata e kuqezinjve është tensionuar pas dy humbjeve radhazi ndaj Elbasani dhe Bylis, duke bërë që ndeshja kundër Tiranës të shihet si një mundësi për kthesë direkte ndaj një rivalit të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, kapiteni Lorenc Trashi mbetet i pezulluar dhe nuk do të marrë pjesë në këtë takim vendimtar.
The post Idrizi karikon Flamurtarin kundër Tiranës, 100 milionë lekë premio për fitoren appeared first on Euronews Albania.
