Një granatë e pashpërthyer është gjetur këtë të premte në Mitrovicën e Veriut. Mësohet se granata është gjetur rreth orës 11:15 në një bodrum të një banese në rrugën “Milan Shuflai”.
Policia thekson se granata është hequr në mënyrë të sigurt. Deri më tani është identifikuar ndonjë i dyshuar ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.
“Në një bodrum të një banese kemi pas informacin për një mjet të pashpërthyer. Ka dal njësia e deminimit dhe ka tërheq mjeti dhe bëhet fjalë për një granatë. Granata është tërheq në mënyrë të sigurt. Deri më tani nuk kemi ndonjë të dyshuar, por hetimet janë duke u zhvilluar”, njofton policia.
The post Zbulohet një granatë e pashpërthyer në një bodrum në Mitrovicë të Veriut, mobilizohet policia appeared first on Euronews Albania.
