E rëndë në Itali, humb jetën 12-vjeçari shqiptar! Ra nga lartësia teksa luante me shokët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë ka është regjistruar pasditen e së premtes në Bolonja të Italisë ku humbi jetën një i miur shqiptar. Ngjarja ndodhi në Via Piave ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare u rrëzua teksa po luante me shokët e tij.

Viktima është identifikuar si Louis Pisha. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 19:00. Sipas raportimeve të mediave italiane, çatia prej xhami ku po ecte i mituri u thye dhe 12-vjeçari u përplas te shkallët.

Përpjekjet e shokëve që e shoqëronin për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme, ai vdiq menjëherë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia, të cilët nisën hetimet për rrethanat e ngjarjes.

The post E rëndë në Itali, humb jetën 12-vjeçari shqiptar! Ra nga lartësia teksa luante me shokët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: