VIDEO/ Zelenskyy mbërrin në Stamboll, takime me Erdogan dhe patriarkun Ekumenik Bartolomeu

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Stamboll për bisedime me homoloun turk Rexhep Tajip Erdogan. Mbërritjen e Zelenskyyt e ka njoftuar një zëdhënës i presidentit ukrainas.

Zelenskyy nga aeroporti deklaroi se janë planifikuar takime të rëndësishme. Ai shtoi se janë përgatitur bisedime thelbësore me Erdogan.

“Ne po punojmë për të forcuar bashkëpunimin tonë për të siguruar mbrojtjen e vërtetë të jetës së njerëzve, për të promovuar stabilitetin dhe për të garantuar sigurinë në Evropën tonë, si dhe në Lindjen e Mesme. Përpjekjet e përbashkëta sjellin gjithmonë rezultatet më të mira”, tha ai.

Zëdhënësi u tha gazetarëve se Zelensky do të takohet gjithashtu me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu.

The post VIDEO/ Zelenskyy mbërrin në Stamboll, takime me Erdogan dhe patriarkun Ekumenik Bartolomeu appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: