Zjarri dëmton çatinë e Parkut Olimpik të Rio de Janeiro-s

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një zjarr i madh dëmtoi çatinë e stadiumit në Parkun Olimpik të Rio de Janeiro-s. Raportohet se nga flakët nuk u dëmtua por pista.

Rreth 80 zjarrfikës dhe 20 automjete zjarrfikëse luftuan me flakët pasi u thirrën në orën 04:17 sipas kohës lokale të mërkurën.

Vendi, ku Britania e Madhe fitoi gjashtë medalje ari olimpike dhe tetë medalje paralimpike në vitin 2016, strehon Muzeun Olimpik i cili përmban ekspozita dhe objekte nga Lojërat.

Kryetari i bashkisë së Rio de Janeiros, Eduardo Cavaliere tha se një vlerësim paraprak kishte zbuluar se nuk ka dëmtime të parikuperueshme.

“Mbetet i paprekur dhe i ruajtur mirë. Natyrisht, do të duhet të pastrohet dhe t’i nënshtrohet një lloj mirëmbajtjeje përpara se të njoftojmë se velodromi është rikthyer në funksion”, shtoi ai.

Nuk u raportuan të lënduar dhe zyrtarët thanë se nuk kishte rrezik që flakët të përhapeshin në pjesë të tjera të kompleksit olimpik.

The post Zjarri dëmton çatinë e Parkut Olimpik të Rio de Janeiro-s appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: