Fitorja e Magyar, reagon Macron: Pjesëmarrje demokratike, lidhje e popullit hungarez me vlerat e BE

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me fitoren e Peter Magyar në zgjedhjet në Hungari. Macron thekson se ka zhvilluar një takim me Magyar dhe e pëegëzoi për fitoren e partisë së tij.

Ai shton se Franca e përshëndet fitoren e tij dhe për pjesëmarrjen demokratike. Presidenti francez bëri thirrje që më liderin e ri hungarez të çojnë përpara Evropën me sovrane.

“Sapo zhvillova një takim me Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca përshëndet një fitore të pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë. Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tone”, shkruan Macron.

The post Fitorja e Magyar, reagon Macron: Pjesëmarrje demokratike, lidhje e popullit hungarez me vlerat e BE appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: