Tafani analizon ndryshimet mes dy liderëve kryesorë në Hungari

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Analisti, Endri Tafani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet në Hungari dhe ndryshimet mes dy kandidatëve Victor Orban dhe Peter Magar.

Ai u shpreh se në Evropë ka dy shembuj që kanë shkuar kundër BE-së duke shtuar se jëto vende janë Hungaria dhe Polonia. Sipas tij Polonia është shembull për të ndjekur. Ai theksoi se qëndrimet e Orbanit përsa i përket politikave të BE-së kanë qenë të njëjta me ato të Polonisë.

Ai shtoi se Polonia ndryshe nga Hungaria nuk e ka deformuar gjyqësorin, nuk ka kapur mediat dhe se nuk ka të njëjtën shkallë korrupsioni.

Sipas tij, shembulli i Orbanit është i atij personi i cili vjen në pushtet dhe se nuk do të largohet. Sa i përket liderit të opozitës, ai theksou se Magar është verison i përmirësuar i Orban.

“Ai që është kreu i opozitës tani që në qoftë se mund të fitojë është versioni i përmirësuar i Orbanit. Është Orbani, pa problemet e Orbanit. Korrupsioni gjëja e pare, kapja e shtetit pra gjyqësori e të tjerët kapja e mediave por që s’i ka.

Pa marrëdhënien e servilizmit dhe nënshtrimit total ndaj Rusisë në dëm të interesave të komplet po themi ajo sjellja e ministrit të jashtëm dhe e vetë Orbanit diskutimet që kanë pasur me homologët e tyre në Rusi ka qenë skandaloze.

Rasti i Magjarit është i një personazhi i cili u fut vonë në parti dhe doli si forcë në vete vetëm para dy vitesh. Pra dalë në 2024. Përsa i përket pjesës së emigracionit një, qëndrimi që ka të bëjë me po themi me identitetin kombëtar, identitetin kulturo, interesat e kësaj edhe raporti që ka me Hungarinë.

Nuk është raport totalisht mbështetës për Hungarinë, është një raport pak më i butë sesa Orbanit, por prapë shkon në drejtim të mbrojtjes së interesit të pakicave kombëtare hungareze që janë aty apo një marrëdhënie tranzicionale me Rusinë për të cilën thotë që ne duhet t’i shkëpusim marrëdhëniet me gazin që marrin nga Rusia deri në 2035”, tha ai ndër të tjera.

The post Tafani analizon ndryshimet mes dy liderëve kryesorë në Hungari appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: