Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, një person hap zjarr ndaj një makine në lëvizje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Prishtinë-Ferizaj. Mësohet se një person i paidentifikuar ka hapur zjarr në drejtim të një makine në lëvizje rreth orës 22:25.

Pas ngjarjes, personi i cili ishte në shënjestër ka informuar policinë. Si pasojë e të shtënave, është goditur vetëm pjesa e pasme e makinës. Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy gëzhoja. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

The post Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, një person hap zjarr ndaj një makine në lëvizje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: