Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, Bordi ka vendosur të rrisë me 6 lekë çmimin e natës, nga 209 që ishte në 215 lekë për litër.

Po ashtu, edhe benzina ka pësuar një rritje me 3 lekë, nga 175 në 178 lekë për litër.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot, më 14 Prill, në orën 15:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të pasqyrohen ndryshime të tjera të çmimeve.

The post Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: