“1 Picasso për 100 euro”, zbulohet fituesi i pikturës “Koka e një gruaje” nga llotaria në Paris

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një pikturë e Pikasos me vlerë më shumë se 1 milion euro është fituar nga një inxhinier softuerësh nga Parisi gjatë një llotarie. Ari Hodara mësoi se ishte fituesi i llotarisë të martën kur iu përgjigj një video-telefonate nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Paris.

“Si ta kontrolloj që nuk është mashtrim?” pyeti 58-vjeçari kur iu tha se ishte pronari i ri i veprës së vitit 1941 nga mjeshtri spanjoll.

Hodara e përshkroi veten si një amator arti, i dhënë pas Picasso-s dhe tha se e kishte blerë biletën prej 100 eurosh gjatë fundjavës, pasi kishte mësuar rastësisht për llotarinë bamirëse gjatë një vakti në një restorant.

Versioni i tretë i lotarisë “1 Picasso për 100 €”, e cila është në grubmullimin e të ardhurave për sëmundjen e Alzheimerit, ofroi veprën “Koka e një gruaje” të Picasso-s, një portret i muzës dhe partneres së tij të gjatë, Dora Maar, pikturuar në vitin 1941.

Organizatorët thanë se të 120,000 biletat ishin shitur, duke fituar një total prej 12 milionë eurosh nga të cilat 1 milion euro do t’i paguhen Galerisë së Operas. Gilles Dyan, themeluesi i galerisë, tha se kishte ofruar një çmim preferencial për pikturën, me çmimin publik prej 1.45 milionë eurosh.

Në llotarinë e parë, në vitin 2013, një burrë nga Pensilvania që punonte në një biznes fitoi pikturën “Burri me Kapelen e Operës”, të cilën Picasso e pikturoi në vitin 1914 gjatë periudhës së tij kubiste.

Në vitin 2020, vepra “Natyrë e qetë” e punuar me vaj mbi kanavacë i shkoi Claudia Borgogno-s, një kontabiliste në Itali, djali i së cilës i kishte blerë biletën si dhuratë për Krishtlindje.

Dy llotaritë e mëparshme të Picasso-s mblodhën një total prej më shumë se 10 milionë eurosh për punë kulturore në Liban dhe programe për ujin dhe higjienën në Afrikë.

The post “1 Picasso për 100 euro”, zbulohet fituesi i pikturës “Koka e një gruaje” nga llotaria në Paris appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: