Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, institucionet e fshehin sëmundjen

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka vendosur ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të një shpërthimi të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.

Autoritetet u kanë kërkuar komunave në zonat kufitare të forcojnë masat dhe të kufizojnë lëvizjen e bagëtive në kullotat pranë vijës kufitare.

Fermerëve u është rekomanduar që të monitorojnë me kujdes tufat e tyre dhe të shmangin kontaktin me kafshë që vijnë nga territori shqiptar.

Në njoftim theksohet se kontrollet do të intensifikohen në pikat kufitare dhe në zonat përreth, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes brenda territorit të Kosovës.

AUV u bën thirrje fermerëve të tregojnë kujdes të shtuar duke shmangur lëvizjet e panevojshme të bagëtive, duke raportuar menjëherë çdo shenjë të dyshimtë te veterineri, duke kufizuar kontaktet me kafshë të tjera dhe duke zbatuar udhëzimet zyrtare. Po ashtu, këshillohet që kafshët të mos blihen pa verifikim të gjendjes shëndetësore dhe të rriten masat e biosigurisë në ferma.

Autoritetet sqarojnë se kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

The post Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, institucionet e fshehin sëmundjen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: