Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, shkak shpërthimi i murtajës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të pakohshme, për import të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Bëhet e ditur se deri tek vendimi erdhi pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR Peste des Petits Ruminants në Qarkun e Dibrës.

“Thërrasim për vëmendje Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria”, thuhet në një njoftim të AUV-it.

Në njoftim gjithashtu theksohet se autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

The post Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, shkak shpërthimi i murtajës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: