VIDEO/ 55 gola gola me Mallorca-n, Samuel Eto’o mesazh për Muriqin: Të përgëzoj, të është dashur shumë punë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Samuel Eto’o ka vendosur të surprizojë sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqi më një video mësazh pasi ai theu rekordin e tij të golave me ekipin spanjoll.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar 55 gola në La Liga duke i thyer rekordin e Eto’s i cili numëronte 54 gola me këtë ekip. Eto’o përgëzoi Muriqin për këtë arritje teksa i theksoi se ky rezultat ka ardhur falë punës së gjatë të tij.

“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që të vazhdosh, të kënaqesh dhe ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe. Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, tha ai.

Muriqi pas mesazhit u shpreh se nëse dikush do t’i thoshte para disa vitesh se Oto’o do t’i dërgonte një mesazh nuk do ta besonte.

The post VIDEO/ 55 gola gola me Mallorca-n, Samuel Eto’o mesazh për Muriqin: Të përgëzoj, të është dashur shumë punë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: