Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin e tij në Kuvend, lidhur kredinë 35 milionë euro për sistemin e shpërndarjes së energjisë, të cilën ai e konsideron si një tentativë të re vjedhje nga Ministria e Energjisë.
Deputeti demokrat gjithashtu solli në vëmendje disa fakte që sipas tij tregojnë abuzimin e hapur, me protagoniste sipas tij, ish-ministren e Energjetikës, Belinda Balluku.
REAGIMI I PLOTË;
Fjala e sotme në Kuvend për tentativën e re të vjedhjes së 35 milionë eurove nga qeveria Rama, me justifikimin se ato dhjetëra milionë që u vodhën nga banda e Ministrisë se Energjisë dhe OSSHEE në 2019 dhe 2024, nuk paskan mjaftuar…
Të nderuar qytetarë,
Sot në Kuvend, Këshilli i Ministrave kërkon që të miratojmë një kredi 35 milionë euro për sistemin e shpërndarjes.
Sipas kësaj marrëveshje kjo hua do të përdoret për të investuar në:
1- Ndërtimi i nënstacionit Shëngjin
2- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 1
3- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 2
4- Instalimi i sistemit të telekontrollit për 20 kabina në Qarkun Shkodër
5- Ndërtimi i nënstacionit Fushë-Krujë dhe rrjetit të shpërndarjës TM/TU
Edhe pse ka një kompani shumë fitim prurëse si OSSHEE e cila ka deklaruar qindra milionë euro investime në sistemin e shpërndarjes, e cila ishte jo vetëm foleja e patronazhistëve, por kjo kompani ishte mburrja më e madhe e 2 mandateve të para të Rilindjes, për rritjen e faturimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet.
Sot kërkojnë që ne të votojmë për marrjen e 35 milionë eurove për këto investime.
Por faktet flasin ndryshe të nderuar qytetarë.
Kjo qeveri në 13 vite ka patur veç abuzim, propagandë, skandale korruptive e sot po u rikujtoj propagandën e tyre.
Sipas të dhënave rezulton se:
1- Shkodra ka një nënstacion të ri, investim i mandatit të 3
2- Lezha ka një nënstacion të ri të para 1 viti
3- Velipoja ka një nënstacion të ri të mandatit të 3, ku është bërë edhe linja e re 110/35 kv me 2 qarqe.
4- Nënstacioni i Bushatit i bërë në mandatin e dytë.
5- Në Fushkrujë është investuar i gjithë rrjeti TM (tensioni mesëm).
6- Instalimi i telekontrollit në distancë i 20 kabinave në Shkodër ka zero efiçencë në sistemin e shpërndarjes, pasi për ata që e kuptojnë 20 kabina janë 1 fider, qyteti i Shkodrës ka mbi 40 fidera. Ndërkohë sistemi i telekontrollit apo kontrollit në distancë ka dështuar si projekt në Tiranë dhe Vlorë.
Impakti në sistemin e shpërndarjes nga ky projekt është ZERO.
Pra si çdo investim tjetër, me justifikimin e rindërtimit është vetëm licensa e rradhës për të grabitur, jo vetëm fondet e buxhetit por tashmë edhe kreditë e huaja.
Sot po ju tregoj dy raste të propagandës së Qeverisë e specifikisht të Belinda Ballukut për të kuptuar se kjo kredi nuk është për investim, por për abuzim apo ndonjë qokë ndërkombëtare të radhës.
Në foton e parë keni Belindën dhe Ad Çelën.
https://www.infrastruktura.gov.al/nenstacioni-ne-fushe…/
Belinda Balluku sipas postimit në faqen zyrtare të Ministrisë thotë se:
Me një investim prej 1 miliardë lekësh të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, kanë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kv, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave si dhe shtrimin e 130 kilometra rrjet kabllor abc.
Pra aty ku sot kërkoni të merrni kredi për të bërë investime, paskeni bërë mrekullinë me 10 milionë euro në vitin 2019 jo vetëm për Fushë-Krujën, por edhe për fshatrat përreth.
Vazhdojmë me foton e dytë, ku keni Belinda Ballukun dhe Blendian Dalipin e shpërndarjes.
https://www.infrastruktura.gov.al/balluku-inspekton…/
Sipas këtij njoftimi Balluku shprehet se investimi i ri në nënstacionin e Lezhës; “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”
Pra, në tetor të vitit 2024, Belinda Balluku u tha shqiptarëve se kishte bërë një investim të mrekullueshëm për nënstacionin e Lezhës që do të mbulonte dhe Shëngjinin, e jo vetëm për kapacitetet aktuale por edhe për të mbuluar kapacitetet e reja të turizmit për të cilat Edi Rama u ka firmosur lejet e ndërtimit.
Të ndëruar kolegë të mazhorancës,
Pas këtyre fakteve që ju bëra publike dilni këtu dhe i thoni shqiptarëve, o ka vjedhur Belinda Balluku këto miliardat e sipëcituara dhe investime s’ka, ose Balluku i paska bërë investimet e ju thjeshtë doni të vidhni tani, se rrugë apo logjikë tjetër nuk ka.
Ndërkohë në përfundim të fjalës sime,
Dua të rikujtoj Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë se i kam dërguar një kërkesë për informacion nëse ky shtet rrumpallhane ka ndonjë studim sesi Sistemi jonë i Transmetimit do të përballojë gjithë kapacitetet e reja të miratuara për ndërtimin e centraleve fotovoltalike dhe eolike.
Sepse para pak vitesh prej abuzimit tonë shkaktuam 2 blackout në Rajon, duke rrezikuar rrjetin në sinkron të Evropës Kontinentale e shyqyr u bllokua efekti kaskadë në Kroaci.
gijotina.com/
The post “Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD appeared first on GIJOTINA.
