Aksident i rëndë në Austri, autobusi përplaset në një market! Një i vdekur dhe 7 të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një autobus doli nga rruga dhe u përplas në një supermarket këtë pasdite në Salzburg të Austrisë. Shtatë të plagosurit u dërguan në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Një person ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve”, tha një zëdhënës i Kryqit të Kuq.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje rreth personit të vrarë ose rrethanave të aksidentit, i cili ndodhi në një kryqëzim në pjesën veriore të qytetit. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Austri, autobusi përplaset në një market! Një i vdekur dhe 7 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: