Spanja i bën thirrje BE-së të ndërpresë marrëveshjen me Izraelin 

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se do t’i kërkonte Bashkimit Evropian të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin, duke miratuar një nga qëndrimet më të ashpra evropiane ndaj politikës izraelite.

“Është koha që BE-ja të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin”, tha ai, duke shtuar: “Nuk kemi asgjë kundër popullit të Izraelit – përkundrazi. Por një qeveri që shkel ligjin ndërkombëtar dhe, si rrjedhojë, vlerat dhe parimet e BE-së, nuk mund të jetë partneri ynë .”

Qeveria spanjolle pritet ta paraqesë zyrtarisht propozimin në institucionet evropiane të martën.

Reagimi i palës izraelite ishte i menjëhershëm. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e akuzoi Sanchezin për hipokrizi dhe “standarde të dyfishta”, duke pretenduar se qeveria spanjolle mban marrëdhënie me regjime që shkelin të drejtat e njeriut.

The post Spanja i bën thirrje BE-së të ndërpresë marrëveshjen me Izraelin  appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: