Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur këtë të martë në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew G. Whitaker.
Mësohet se të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajonin e Kosovës edhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve përballë sfidave të kohës sonë.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite, si dhe vlerësimin për angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
The post Haxhiu takim me përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Mbështetja e Amerikës jetike për Kosovën appeared first on Euronews Albania.
