Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

SPAK po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po zhvillohet në zonën afër Sami Frashërit.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa nuk përjashtohet që numri i personave të përfshirë të rritet në vijim të hetimeve.

Shqipëria është kthyer në një oaz të call centerave mashtruese përmes të cilëve u vidhen qytetarëve europianë pasuritë e tyre.

Operacioni i fundit u ndërmor pak ditë parë. “Ghost Call” i drejtuar nga Prokuroria e Tiranës zbardhi një skemë mashtruese përmes call center në kryeqytet, e cila dyshohet se u ka zhvatur qytetarëve të huaj mbi 50 milionë euro.

Grupi përdorte platformat online ALHPASCRYPTO, CAPITALMARKET 24 dhe GOLDCAPITAL24, të cilat u identifikuan fillimisht nga autoritetet austriake për shkak se kishin kryer mashtrime të mëdha ndaj qytetarëve në Vjenë dhe zona të tjera të Austrisë gjatë periudhës 15 qershor 2023- 30 korrik 2024.

Kryesisht operacione të tilla kanë marrë indicie nga autoritetet të huaja që kanë vënë në lëvizje autoritetet shqiptare.

Një sërë dosjesh hetimore të SPAK-ut, por edhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, në gjithë vendin, por kryesisht në Tiranë, kanë ngritur akuza për grupe të strukturuara kriminale, lidhje të forta me pushtetin dhe me autoritete, përfshirë edhe ato policore.

Në shumicën e rasteve kanë dalë edhe punonjës policie apo shtetërorë të implikuar direkt ose indirekt në këtë aktivitet kriminal, kryesisht në dhënien e informacioneve për operacione apo parandalimin e sulmeve nga ana e autoriteteve shtetërore ndaj këtij aktiviteti kriminal, ku në disa raste është konstatuar që informacioni për këto operacione është marrë përpara se të ketë ndërhyrje nga autoritetet e zbatimit të ligjit.

 

The post Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: